Britania e Madhe ka shtue edhe nji simptomë të re në listën e COVID-19

Humbja e ndjenjës së erës ose shijes i asht shtue listës zyrtare të simptomave të Coronavirusit në Mbretninë e Bashkueme, tha të Hanën Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, raporton Cnn.

Nji deklaratë e qeverisë thoshte “nga sot të gjithë individët duhet me u izolue nëse zhvillojnë nji kollë të ri të vazhdueshëm ose ethe ose anosmia (humbje e nuhatjes)”.

Anosmia i referohet humbjes ose ndryshimeve në ndjenjën e nuhatjes së nji personi. Simbas departamentit të shëndetësisë, “mundet me ndikue gjithashtu në ndjenjën tuej të shijes mbasi të dy janë të lidhun ngushtë”.

Shperndaje në: