Shkencëtarët kinezë: Kemi ilaçin kundër Coronavirus’it

Shkencëtarët kinezë pretendojnë se kanë zbulue nji ilaç, që përveçse shëron pacientët me Coronavirus, krijon edhe imunitet për ta. Ilaçi po testohet në nji laborator të Universitetit të Pekinit, derisa prova te kafshët asht kalue me sukses.

Zhvilluesit e këtij ilaçi thanë për mediat se injektimi i këtij ilaçi te kavjet jau përmirësoi atyne shnetën mbrenda 5 ditëve. Formula e ilaçit përmban antitrupa të prodhueme nga persona me sistem të fuqishëm imunitar. Mbas injektimit te kavjet, antitrupat neutralizuan virusin, ndërsa krijojnë edhe nji mbrojtje afatshkurtë kundër nji infektimi të dytë.

Shkencëtarët kinezë pritet të nisin së shpejti, testimin e këtij ilaçi tek njerëzit teksa shprehen besimplotë se provat do të japin rezultate pozitive. Ekspertët thonë se nëse ky ilaç do të japë rezultatet e pritshme, nuk do të jetë më nevoja e një vaksine kundër Covid-19, që po zhvillohet në disa shtete, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas OBSH-së, deri më tani janë mbi 100 vaksina në zhvillim, tek të cilat varen shpresat në betejën kundër Covid-19, që ka prekur mbi 4.9 milionë njerëz në gjithë globin.

Shperndaje në: