Ujë dhe sapun: Studimi qysh me evitue infektimin nga Coronavirusi

Sa herë i keni la duert sot?

Nji studim i kërkuesve në Britaninë e Madhe, sugjeron se kjo duhet me u ba të paktën gjashtë herë në ditë.

Studimi ka analizue të dhana nga viruset në vitet 2006-2009 që kishin struktura shumë të ngjashme me Coronavirusin e ri dhe dolën në përfundimin se 1663 personat që u vëzhguen, ishin ma pak të predispozuem me u infektue nëse do ti lanin duert gjashtë herë në ditë.

Lamja e duerve ma shumë se 10 herë në ditë, sidoqoftë, duket se nuk e redukton ma shumë rrezikun e infektimit.

Coronaviruset janë nji familje virusesh që kryesisht shkaktojnë smundje mesatare, si psh i ftofti i zakonshëm. Të gjithë ata, përfshi edhe Coronavirusin që shkakton Covid 19, munden me u vra me ujë dhe sapun.

Shperndaje në: