Avokati kosovar fal namaz mbi flamurin amerikan (foto)

Besimtarët myslimanë, para se me nisë faljen e namazit, para vetes shtrojnë nji sexhade mbi të cilën kryejnë lutjet drejtue Allahut.

Por, nji avokat nga Prishtina ka vendosë që sexhaden me zavendësue me flamurin amerikan.

Arben Geci ka postue fotografinë tue krye këtë ritual mbi simbolin amerikan dhe ka thanë se nji pjesë të lutjeve i ban edhe për SHBA.

“Foto nga Joni, djali im 5 vjet, te cilën e ka realizuar gjatë namazit tim ku shihet flamuri amerikan qe e vendosi shpeshherë si sexhade për t’u falur e me qëllim që të mos e harroj gjate lutjeve te mia mikun dhe aleatin tonë të përhershëm, Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Unë gjithmonë lutem dhe jam falënderues ndaj SHBA-ve për lirinë qe e gëzojmë sot. Nëse nuk je falënderues ndaj njeriut (robit) nuk je as ndaj Zotit!
Zoti im begatoje USA dhe Kosovën tone me te mirat e tua te pakufishme, mbroje dhe ndihmoje ne çdo vështirësi!
Amin!”, ka shkru Geci.

Shperndaje në: