Tronditëse: Terroristi kishte me sulmue “El Classicon” me dron, Coronaviorus’i parandaloi gjithçka

Prej ma shumë se 2 muejsh, kampionatet e futbollit në Europë janë pezullue për shkak të pandemisë së Coronavirusit. I vetmi që rifilloi asht Bundesliga gjermane, ndërsa kampionatet e tjera duhet me pritë ende.

Së fundmi, nji lajm tronditës ka qarkullue në mediat spanjolle. Policia ka arrestue nji shtetas maroken nën dyshimin se kishte planifikue nji sulm terrorist gjatë ‘El Clasico’s’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, e planifikueme me u zhvillue në muejin Prill.

Ai asht nji 33-vjeçar, i paidentifikuem deri tash, derisa dyshohet se ka dashtë me ba nji masakër në stadium, me anë të nji droni. Megjithatë, për fatin e mirë, ndeshja nuk u zhvillue për arsye të pandemisë , kështu që plani i tij dështoi./JOQ

Shperndaje në: