Nuk na duhet vaksina? Eksperti anglez: Virusi mundet me u zhdukë në fund të Qershorit

Vdekjet e të infektuemve me Coronavirus munden me qenë zero deri në fund të muejit të ardhshëm.

Eksperti anglez, Carl Heneghan, jep shpresë, ndërsa po qarkullojnë disa parashikime se çka ka me ndodhë me pandeminë dhe kështu hedh poshtë nevojën për nji vaksinë.

Profesori i Universitetit të Oxfordit thotë: “Mendoj se deri në fund të qershorit do të jetë e vështirë të gjejmë të infektuar, nëse vazhdohet me të njëjtat trende si tani”.

Sipas të dhënave në Angli numri i viktimave është ulur me 13% javën e fundit. Ndërkohë katër vaksina po zhvillohen në botë dhe afti më shpresëdhënës për hedhjen në treg është shtatori.

Por ndoshta ashtu si në rastin e SARS virusi mund të zhduket para krijimit të vaksinës./Tiranapost

Shperndaje në: