Gazetari i deshi pantollat, Edi Rama: Kjo quhet rrjedhje live…

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, asht përplasë ashpër me gazetarin Alfred Lela, në emisionin “Real Story” në News24.

Derisa gazetari Lela i thotë se asht goditë nga policët në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ku hoqi dhe pantollat tue i tregue shejat e dhunës, kryeministri Rama ia ktheu me tone të ashpra se ata që goditen vërtet nuk dhunojnë publikun dhe nuk shesin re me pantolla.

Pjesë nga debati:
Lela: Tani e shtova respektin për kryeministrin, pasi tha që jam goditur.
Rama: Je goditur siç thonë shqiptarët, kur shohin njerëz që luhaten, dakord?
Lela: E kam nga goditja.

Rama: Unë e di nga eksperienca që ata që goditen me të vërtetë nuk dhunojnë publikun dhe nuk shesin re me pantallona, e kam nga provat. Nuk kam parë ndonjë të dhunuar që të shesë re me pantallona dhe thotë “oboboo mami më vranë këta”. Ju jeni pseudo të dhunuar, pseudo gazetar, profile falso në jetën reale.
Gjekmarkaj: Sot keni bërë një deklaratë se do ndërtoni teatrin, nëse keni nostalgji e rindërtonit aty teatrin.
Rama: Nuk është e vërtetë, ju jeni profile fallso, nuk e kam thënë këtë.
Lela: jeni aq fake, sa ndxorët videon e dhunës në Spanjë.
Rama: Ju jeni më keq se ajo.
Lela: Më keq se ajo, që kryeministri të dalë të terroziojë njerëzit me video arabe, nuk ka ndodhur.
Rama: Kjo quhet rrjedhje e lirë live. Kjo quhet shkundje. Ore kaq rëndë jeni ju, kaq rëndë ju ra në kokë shembja e teatrit, mo aman.

Shperndaje në: