E tutshme: Qe sa gjatë qëndron Coronavirus’i në maska!

“Në pëlhurën e maskave, janë gjetë gjurmë të virusit deri në 24 orë mbas kontaminimit, ndërsa në shtresat e mbrendshme të maskave kirurgjikale deri në katër ditë”, thuhet në nji raport të Institutit të Naltë të Shëndetit në Itali.

Shkrimi:

Raporti bën një përmbledhje të kohës së qëndrimit të SARS-CoV-2 në sipërfaqe të ndryshme.

Mes atyre të analizuara, është dhe maska kirurgjikale. “Shumë kujdes me maskat”, thuhet aty, duke nënvizuar se pjesëzat virale mund të qëndrojnë në to shumë më gjatë nga sa ishte menduar.

Për maskat që mund të lahen, theksohet se mund të përdoren një herë të vetme, e pastaj të vihen menjëherë ne lavatriçe, po i mbështetur në sipërfaqe të tjera. “Në çdo rast, duhen prekur vetëm tek pjesa e llastikut”, theksohet më tej./Gazetashqip

Shperndaje në: