Ambasadorët e QUINT’it dhe BE i shkojnë Kurtit në zyre

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritë sot në takom ambasadorët e shteteve të QUINT dhe shefen e Zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ky asht njoftimi i plotë:

Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Së pari, Kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

Palët diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë, gjersa presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend.

Shperndaje në: