A ka me pasë orë policore gjatë festës së Fitër Bajramit?

Gjatë ditës së sotme ka qarkullue nji informacion se nga e Shtuna në mbramje e deri në përfundim të festës së Fitës Bajramit ka me pasë orë policore në qytetet e Kosovës.

Periskopi ka kontaktue me zadhanësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili thotë se deri tash në fuqi janë masat e ndërmarra të cilat dihen tashma.

‘’Në fuqi janë masat e ndërmarra. MSH, IKSHPK e BIK u kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatohen rekomandimet për të shmangur ndonjë situatë që rrezikon shëndetin edhe individual edhe atë publik’’, përfundon Hoti.

Shperndaje në: