Shefi i ri i CIA takimin e parë e realizon me nji kosovar

Nji shqiptar nga Kosova, që jeton në Dallas të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka përjetue nji befasi tejet të veçantë sot. Në lokalin e tij ka qëndrue John Ratcliffe, i sapoemnuem Drejtor i Inteligjencës Amerikane.

Ismet Smajli pati nji ditë fantastike. Këtë e shprehi edhe vetë ai në rreshtat që ka shkrue në fotografinë bashkë me John Ratcliffe, Drejtor i Inteligjencës Amerikane.

Biznismeni nga Peja që jeton në Texas ka postue nji fotografi me Ratcliffe dhe ka thanë se vizitën në lokalin i tij, Ratcliffe e bani pak minuta mbasi u votue nga Senati me 49 vota pro.

“Kjo ishte një surprizë e veçantë për mua dhe Edmondin, menjëherë pas votimit. John dhe bashkëshortja Michelle erdhën në lokalin tonë për një përshëndetje të shkurtër. Nuk mundem ta përshkruaj gëzimin, nuk e kisha idenë se ai ishte në shtëpinë e tij këtu afër, dhe më tha se kishte dëshirë që unë të jem njeriu i parë që do takonte.

I thash se prisja që ai të ishte në Uashington dhe se kjo ishte një surprizë e veçantë. Me falënderoi për miqësinë”, ka deklarue ai.

Shperndaje në: