A e hupi Kurti besimin e diasporës? Qe veç sa pare arriti me i mbledhë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ba me dije se janë mbledhë 720 mijë euro nga mbështetja finansiare e diasporës për luftimin e Covid-19.

Tue i falënderue të gjithë që kontribuen për këtë ndihmë finansiare, Kurti ka thanë se diaspora ka nji randësi shumë të madhe për Republikën e Kosovës dhe se kjo randësi e saj asht reflektue në vëmendjen që ajo ka në Programin e Qeverisë.

“Në këtë drejtim, ne e mendojmë ta fuqizojmë rolin e ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma, sikurse ai i Këshillit Nacional për Investime të Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Tutje, ne e shohim diasporën si kapital human, përpos financiar”, ka thanë Kurti gjatë nji bashkëbisedimi virtual me përfaqësues dhe ndërmarrës të platformave ekonomike në Europë.

Shperndaje në: