Gjermania e Franca kërkojnë me ndodhë kjo gja menjiherë

Përmes nji shkrimi të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe të Francës kanë kërkue rifillimin e menjihershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thanë se janë të vendosun që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetuna mes Serbisë e Kosovës.

Ata e shohin situatën e pazgjidhun mes vendeve si faktor destabilizues për krejt Ballkanin Perëndimor dhe si çashtje të sigurisë europiane./Syri

Shperndaje në: