Vetëm këta dy anëtarë të LDK’s nuk kanë me votue Qeverinë Hoti

Koalicioni i LDK’s me AAK’n e Nisman i ka të sigurueme në minimun 64 vota pro për me formue qeverinë, tashma ku dihet se ajo ka me qenë në krye me Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.

LDK’ja në koalicion me me AAK’n, Nismën, AKR’n dhe minoritetet, që të gjitha bashkë kanë 66 deputetë. Në kohën kur u paralajmëre se Qeveria ka me u votue shpejt, rrugës u paraqiten pengesa, tue u nisë nga mbrenda partisë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm dy persona janë deklarue se nuk do ta përkrahin Qeverinë Hoti, e ata janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe deputeti Haxhi Avdyli.

Shperndaje në: