ATK ka nji njoftim të randësishëm për rimbursim nga kuponat fiskalë

ATK njofton se ka pranue nji numër të konsiderueshëm të pyetjeve të qytetarëve lidhun me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal. E cila asht ndërpre gjatë kohës së pandemisë.

Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shperndaje në: