Nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV’s, ka me pasë protesta e trazina – Qe kush po thotë

Paralajmërimet për rezistencë në trazina në Kosovë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendosë në favor të tyne, vetëm se po shkon e tue u rritë.

E njohësi i sigurisë, Drizan Shala, po deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të Vetëvendosjes, ka me pasë protesta dhe trazina.

Nji argument për këtë Shala e përmend heqjen e rrethojave të qeverisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçla.

Unë mendoj që nëse nuk është në favorin e qeverisë, qytetarët ose grupet e caktuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojnë protesta, ku kemi pas rastin në shesh një parapërgatitje për protestë. Kjo po lë të nënkuptohet që nëse vendimi nuk është në favorin e fituesve të 6 tetorit, atëherë masa do të organizohet do të mobilizohet dhe do të kemi protesta në një formë të cilën ne nuk e kemi parë deri më tani. Po çështja më kruciale është që çka do të ndodhë me perimetrat e sigurisë, ku e kemi edhe një vendim i cili është marrë nga ana e ushtruesit të ministrit të Punëve të Brendshme, me heqjen e rrethojave dhe kjo më le të kuptohet njëfarë inskenimi i mundshëm, të ndonjë sulmi apo atakimi të objektit qeveritarë apo parlamentit të Kosovës”, deklaroi Shala për Kosova Press.

Shperndaje në: