Politikani serb ‘zbulon’ dy politikanët e Kosovës që po bashkëpunojnë me Gjermaninë

Ish-kreu i të ashquejtunit “Trupit koordinues për Kosovë”, Nebojsha Covic, ka thanë se aktualisht asht nji tollovi rreth ndikimit të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Simbas tij, ishte e qartë që Ramush Haradinaj kishte bashkëpunue me Gjermaninë kur kishte vendosë taksën.

Derisa thotë që nëse ka me pasë nji qeveri Hoti, atëherë gjermanët përsëri do ta kenë aty ‘njeriun e tyne’ Haradinajn.

“Asht plotësisht e qartë që Haradinaj ishte njeriu i gjermanëve dhe që taksa ishte pjesë e planit të tyne, mbas Haradinajt ata e kanë Kurtin, dhe mendoj që ata tashma nji gja e kanë të sigurtë. Nëse Kurti shkon, përmes qeverisë së Hotit (nëse bahet), ata do të kenë përsëri Ramush Haradinajn aty”, ka thanë Covic, shkruen Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Shperndaje në: