Qe kur pritet që Avdullah Hoti me u ba kryeministër?

Në kohën kur po përflitet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nji afat prej 15 ditësh për partinë fituese që me mandatue ose me heq dorë nga mandatari për qeverinë e re, kjo po kundërshtohet fuqishëm nga Vetëvendosje.

VV thotë se ajo çka nuk asht përfshi në Kushtetutë, nuk mundet me u plotësue me aktgjykime e as me nënkuptime presidentësh.

Adnan Rrustemi thotë se gjyqtarët e Kushtetueses nuk munden me ngatërrue rolin e tyne me rolin e deputetëve sikurse nuk duhet me i ngatërrue kompetencat e tyne me kompetencat e deputetëve të Kuvendit.

LDK’ja ndërkohë pret që mbrenda javësh Avdullah Hoti me u ba kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm që në kohë rekorde, mos të them brenda 24 orëve, por shumë shpejt pasi ta marrim dritën e gjelbër do të formojmë qeverinë. Nuk duhet të humbim kohë sepse çdo ditë e humbur shkon në dëm të bizneseve”, tha Abrashi për RTK.

Shperndaje në: