Vjosa Osmani akuzon LDK’n

Kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e LDK’s, Vjosa Osmani, ka thanë se figura të caktueme mbrenda partisë janë ankue për të në administratën Amerikane si dhe në partinë EPP.

Kështu deklaroi ajo në Pressing, ku tutje shtoi se këtë e konsideron si ‘thikë mbas shpine’.

Kemi figura të caktuara që dërgojnë prapa shpinës thika sepse kjo nuk i takon LDK’së sepse nuk mund të bëhet LDK si partitë tjera. Ta zëmë, hic në raport me VV’në që ka qenë në koalicion, në raport me mua si kryetare e Kuvendit, si nënkryetare e LDK’së”, tha ajo.

Përderisa akoma ishte koalicioni gjallë kishte zyrtarë të LDK’së që i dërgonin letra administratës amerikane, EPP’së për mua, ku thuhej se ajo nuk ka qëndrime për këtë cështje ose atë cështje. Ose së fundi EPP’së i thanë i kemi humbur zgjedhjet shkaku i Vjosa Osmanit”, ka thanë Osmani.

Shperndaje në: