A ka me kalue në VV? Qe çka thotë Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njiherit kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, asht shprehë e qartë se nuk ka me kalue në partinë e Albin Kurtit.

Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën. Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjë”, ka thanë Osmani.

Osmani ka thanë se LDK duhet me dëshmue se e respekton mendimin ndryshe mbrenda saj, për çka ajo ka theksue se të gjithë në parti e kanë ditë për qëndrimet e saj ndaj partive të tjera dhe Vetëvendosjes.

Karriera ime politike përtej emnit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre, jo gjithmonë të gjithë janë të kënaqur. Bashkëpunimin me Vetëvendosje e shoh si të domosdoshëm”, theksoi Osmani.

Ajo ka shtue se nuk e ka mendue asnjiherë si opcion që me ju bashkue Vetëvendosjes.

Shperndaje në: