Parashikimi i Ramush Haradinajt: Qe qysh ka me vendos Kushtetuesja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehë besimin e tij që Gjykata Kushtetuese ka me marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e dytë.

“I pari e ka konsumu mundësinë, e ka themelu Qeverinë. I pari, prapë e ka pas mundësinë e dytë, por nuk ka mrri me bë ose nuk ka dashtë. Nuk ka të bëj me mohim të të parit, por me kërkim të opsionit tjetër. I pari e ka shfrytëzu të drejtën, por e ka humbë për fatin e vet. Vendi është në krizë dhe situata të tilla mund të kemi çdo herë”, tha Haradinaj.

“Unë e shoh si opsion real dhënien e legjitimitetit kushtetues të dekretit, dhe ecjen përpara të partive të tjera, pas humbjes së mundësisë të të parit në parlament. Unë besoj që Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë dekretit”.

Shperndaje në: