Dorëzohet Vetëvendosje

Dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Arben Vitia do të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit. Kjo mbasi që Vetëvendosje, partia në pushtet, tashma asht pajtue për nji gja të tillë, mbas refuzimit të djeshëm.

Dje, kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj kishte ba të ditun për media se deputetët e VV kishin ikë nga komisioni ende pa ardhë koha e votimit për dërgimin e landëve në procedurë që me u shqyrtue në Prokurori.

Megjithatë, del se sot nuk kanë mujt me ba nji gja të tillë dhe keqpërdorimet e dyshueme tashma do të shqyrtohen nga prokurorët e vendit.

Reshitaj ka paralajmërue madje edhe themelimin e nji komisioni hetimor mbi këto keqpërdorime të lidhuna me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Këto keqpërdorime kanë të bajnë me disa tenderë të dhanë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të pares publike.

Shperndaje në: