Ambasada e SHBA, mesazh të qartë partive politike

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Kosovës, ka ba të ditun për lajmi.net, se të gjitha partitë politike në vend duhet me respektue vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pamvarësisht se çka ka me qenë ai.

Simbas ambasadës, respektimi i vendimeve gjyqësore nuk asht opcion, por asht çashtje kyçe për demokracinë kosovare.

Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane dhënë për lajmi.net.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin si mandatar për qeverinë e re, me pretendimin se Thaçi ka bërë shkelje të qëllimshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje komentet rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër, e kishte bërë më 8 maj, ditën kur Thaçi e kishte bërë dekretimin e Hotit.

Shperndaje në: