Inspektorati obligon Telekomin me rikthye në punë Bedri Istrefin që ishte shkarkue (dokument)

Inspektorati i Punës përmes nji vendimi të nxjerr ka obligue Telekomin e Kosovës që me kthye në punë ish-kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Bedri Istrefi.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Bedri Istrefit e bame në këtë Institucion asht e bazueme.

Në pikën II thuhet se vendimi i Telekomit të Kosovës asht në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Deri sa në pikën III thuhet se Telekomi i Kosovës duhet me anulue vendimin e marrë dhe me njoftue Inspektoratin mbrenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra.

Shperndaje në: