Abdixhiku shpërblen shefin e tij: Vendos dhandrin e Merlakut të ‘Riinvestit’ në krye të projektit 238 milionësh

Autostrada Kijevë-Zahaq, nji nga projektet ma të mëdhaja të këtij viti pritet me nisë shumë shpejt dhe do të kushton 238 milionë euro, projekt ky që financohet nga Banka Europiane për Investime, shkruen Gazeta Metro.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në detyrë, Lumir Abdixhiku, ka filluar përgatitjet për shpalljen e tenderit që kjo autostradë të fillon punimet, madje është përcaktuar Njësia për zbatim të projektit, menaxhim, mbikëqyr dhe përgatit referencat për tender.

Në krye të kësaj njësie implementuese të këtij projekti milionësh, Gazeta Metro ka mësuar se ministri Abdixhiku ka vendosur njeriun e tij, Gjynejt Mustafa.

Gjynejt Mustafa është dhëndri i Rasim Merlakut, biznesmenit të njohur kosovar që zotëron dhe është pronar i lagjes së famshme luksoze Marigona në Çakllavicë dhe pronar/aksionarë në Kolegjin Riinvest.

Në bizneset e Rasim Merlakut punon edhe vet ministri në detyrë, Lumir Abdixhiku, ai është drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest” dhe ligjëron që nga viti 2005.

Madje Abdixhiku është edhe aksionarë në ‘Riinvest’ së bashku me Rasim Merlakun, ku vet në deklarimin e pasurisë ai ka treguar se zotëron aksione në këtë kolegj.

Tenderi i autostradës Kijevë-Zahaq që pritet të fitohet në vlerë prej rreth 238 milionë euro, do ta menaxhohet apo mbikëqyret nga Gjynejt Mustafa, dhëndri i Rasim Merlakut që është aksionarë me Lumir Abdixhikun në ‘Kolegjin Riinvest’ dhe njihen së bashku qysh moti, shkruan Gazeta Metro.

Projekti i kësaj autostrade dhe mjetet për realizimin e saj janë siguruar me kredinë e BERZH-it, ku në nenin 7 të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime është i përmendur edhe ‘Konflikti i Interesave’.

Në nenin 7.1 të kësaj marrëveshje thuhet konflikt interesi kemi kur përfshihet familja, jeta emocionale apo interesi ekonomik ose ndonjë interes tjetër të ndarë me një palë tjetër.

“Konflikt Interesi kemi atëherë kur ushtrimi i paanshëm dhe objektiv i funksioneve të cilitdo person sipas kësaj Marrëveshjeje është kompromentuar për arsye që përfshijnë familjen, jetën emocionale, afinitetin politik ose kombëtar, interesin ekonomik ose ndonjë interes tjetër të ndarë me një palë tjetër, përfshirë këtu edhe Konsulentin”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar.

Gazeta Metro ka kontaktuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës, divizionin për komunikim me publikun, por këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.//gazetametro.net

Shperndaje në: