Mediat botnore shkruejnë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese (foto)

Vendimi i mbrëmshëm i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku i jep të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për Kryeministër, ka nxanë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Ky verdikt final si dhe performanca e aktivistëve të Vetëvendosjes, asht ba lajm i mediave të hueja si Reuters, The New York Times, France 24.

Simbas Reuters, Gjykata Kushtetuese tashma ka qartësue rrugën për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ma tej theksohet edhe kundërshtia e partisë së udhëhequn nga Kryeministri në largim i vendit Albin Kurti, tue paralajmërue për protesta.

Ngjashëm shkruen edhe The New York Times, ndërsa potencon se organi ma i naltë shtetnor, ka vlerësue përfundimisht që Qeveria e re mundet me u formue pa zgjedhje të reja, dhe se dekreti i Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, asht në përputhje me Kushtetutën.

Prestigjozja amerikane tue iu referue Reuters, gjithashtu përmend edhe historikun e rrximit të Qeverisë Kurti, tue thanë se mosmarrëveshjet me LDK’n, partnerin e saj kryesor bashkëqeverisës për çashtjet e pandemisë dhe çashtjen e heqjes së tarifës ndaj mallnave serbe, çuen deri në prishjen e koalicionit.

Mediumi me bazë në Paris, France 24, shkruen se Gjykata Kushtetuese vendosi vonë të Ejten se Qeveria e re mundet me u formue pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Shperndaje në: