A mundet me pengue formimin e qeverisë dorëheqja e mundshme e Vjosa Osmanit?

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mundet me pengue dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njani prej nënkryetarëve, mbasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mundet me hy në rend dite emnimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu thotë për KP njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi. Derisa u shpreh se çfarëdo pengesa që do të bante kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, thotë ai.

Shperndaje në: