Ambasada e SHBA shpërndan këtë deklaratë të Grenell’it

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka shpërnda deklaratën e të dërguemit të posaçëm të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasdorit Richard Grenell.

Ambasada e SHBA ka shpërnda deklaratën e Grenellit ku thuhet se të gjithë duhet me respektue vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku dha të drejtën rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin për kryeministër.

Grenell po ashtu ka shkrue dje se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektue për me ruejt paqen, stabilitetin dhe integritetin në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ai po ashtu ka deklarue se pret me bashkëpunue me popullin e Kosovës dhe me qeverinë e re të saj.

“Gjykata Kushtetuese ka folë. Për me sigurue paqen dhe stabilitetin – dhe për me mbështetë integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet me respektue vendimin e Gjykatës. Menxi pres me vazhdue punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyne për me sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thanë Grenell.

Shperndaje në: