BE në Kosovë ka këtë thirrje për të gjithë liderët politikë

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka lëshue nji njoftim mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet së cilës ka kërkue nga të gjithë politikanët kosovarë me respektue atë vendim.

BE u ban thirrje të gjithë liderëve politikë që me u përmbajtë nga gjuha nxitëse dhe me shprehë mospajtimin e tyne ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe demokratike.

“Mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si parim kyç i sundimit të ligjit, na ftojmë të gjithë aktorët politikë të Kosovës që me zbatue atë. Tash i takon Kuvendit që m’i ndërmarr hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: