Kurti paralajmëroi, VV sot mori këtë vendim

“Për hapat e tjerë politikë do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”. Kështu kishte deklarue dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.

E dita se kur kanë me u informue qytetarët për hapat e matejmë erdhi sot.

Vlora Haxhimemedi nga LVV ka thanë se nji aktvendim i tillë i ka hapë rrugë regjimit të vjetër dhe e ka ba votën të parandësishme.

“ Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thanë ajo.

Tutje ajo ka thanë se s’mundej me u pritë naj vendim tjetër nga nji Gjykatë që gjyqtarët i ka të kapun nga PDK, LDK, AAK e NISMA.

“Cka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-i e të kërkuar nga Interpoli”, ka potencue ajo.

Ndërkohë, ka njoftue se si parti ka me nis nji peticion online përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.

“Do të nisim një peticion online. Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.

Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka shtue ndër të tjera ajo.

Shperndaje në: