Paralajmëron VV: Keni me pa se çka kemi me ba në seancë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, asht deklarue rreth mbajtjes së seancës për votimin e Qeverisë së re me në krye mandatarin për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hotin.

Në nji konferencë të mbajtun sot për media, Aliu tha se Vetëvendosje ka me tentue me ndalue mbajtjen e kësaj seance për formimin e Qeverisë së re.

Madje, tue mos tregue se si, ai ka paralajmërue se ka me pasë veprime nga ana e kësaj partie kundër votimit të qeverisë, veprime këto për të cilat Aliu thotë se kanë me u pa në seancë.

“VV do të jetë kundër qeverisë, mënyra se si do ta shprehim atë, do të shihet në seancë, nëse ajo do të mbahet”, tha Aliu.

Shperndaje në: