Përdhunoi 15-vjeçaren, skandalizon roja i shkollës: M’u afrue vetë, e preka në vendet intime

“Nuk kam abuzue seksualisht me vajzën. Unë vetëm e kam prekë në vendet intime, ajo m’u afrue vetë.”

Kështu mësohet të ketë deklarue në polici roja i shkollës që akuzohet për abuzimin seksual ndaj nji 15-vjeçare në Tiranë.

Shkrimi:

65-vjeçari, i identifikuar si Abaz Doku, akuzohet se ka ka përdhunuar të miturën dhe videon e aktit seksual e ka shpërndarë te tre të rinj të tjerë, të cilët gjithashtu kanë abuzuar seksualisht me të miturën, duke e shantazhuar me publikimin e videos intime në rrjetet sociale.

Mirëpo, videoja në fjalë është shpërndarë në rrjetin social Instagram tre javë më parë. Sipas “Fax”, tre javë më parë Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga Facebook, kompani e cila administron Instagramin, e cila ka bërë të mundur fshirjen e materialit video prej 60 sekondash.

Materiali filmik thuhet se ka patur skena të turpshme seksuale, ku janë të përfshirë disa adoleshentë, të cilët abuzonin seksualisht vajzën e mitur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në llogarinë në Instagram ku videoja është hedhur, ka patur rreth 1200 pëlqime, pjesa më e madhe e të cilëve ishin në moshë madhora, çka ngre një tjetër shqetësim, atë të përhapjes së frikshme të pedofilisë në Shqipëri.

Identifikimi i të miturve në video është bërë i mundur vetëm ditët e fundit dhe ka çuar në arréstime bashkë me 65-vjeçarin, pas hetimeve që kanë zgjatur disa javë për mbledhjen e provave.

Raportohet se vajza është ngacmuar në moshë më të hershme nga 65-vjeçari, i cili punonte si roje shkolla.

Po ashtu, ka dyshime se Doku ka ngacmuar edhe vajza të tjera në shkollë dhe në lagje.

65-vjeçari ka mohuar abuzimin seksual ndaj vajzës së mitur, por ka pranuar se e ka prekur në vendet intime, duke pretentuar paturpësisht se 14-vjeçarja i është afruar vetë.

Abuzimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të 65-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë shtetit dhe për banesën kujdesej ky i fundit. Shtëpia ndodhet në Babrru, në afërsi të zonës së njohur si “Bregu i Lumit”.

I moshuari, autor i ngjarjes, ka më shumë se dy vite që nuk punon në shkollën e vajzës, ndërsa dyshohet se e ka ngacmuar që gjatë kohës kur ishte në punë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 4 apo 5 muaj më parë dhe është denoncuar vetëm në ditët e fundit në polici, pasi prindërit e të miturës kanë mësuar të vërtetën.

Fax News mëson po ashtu se të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarje janë të një lagjeje në Breg të Lumit. Pólicia ka dyshime të forta se 65-vjeçari ka abùzuar edhe me të miturë të tjerë.

65-vjeçari me inicialet Abaz Doku, jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e pérndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofénduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie séksuale.

“Je ku**ë nëse nuk bën séks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. Kjo e fundit, nën présion dhe kércénimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie séksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Filmimet ua ka dhënë edhe trë të rinjve të tjerë, dy prej të cilëve të mitur ku edhe këta të fundit, nën kércënimin e publikimit të pamjeve intime kanë kryer me vajzën marrëdhënie séksuale.

Shperndaje në: