Ky asht tifozi i vetëm që pritet me u lejue me kqyrë ndeshjen në stadiumin kosovar (foto)

Futbolli në Kosovë pritet me u kthye në akcion javën e ardhshme, ma saktësisisht me datën 2 Qershor me ndeshjet e Digitalb Kupës.

Shkrimi:

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit futbolli kosovar ka qenë i pezulluar nga 15 marsi, kurse javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë ‘dritën jeshile’ që të rifillojë Superliga e Kosovës.

Pas këtij vendimi, skuadrat kanë filluar përgatitjet pasi që i pret një luftë e madhe për t’i arritur objektivat e klubeve, shkruan Gazeta Sheshi.

Sipas vendimit të Ministrisë, ndeshjet e futbollit do të zhvillohen pa praninë e publikut.

Por, ndryshe nga të tjerët, tifozi i vetëm cili mori leje speciale pritet të jetë afër klubit të zemrës.

Bëhet fjalë për tifozin e Klubit Futbollistik të Ballkanit, ‘Koba’, i cili pritet të jetë në përballjen gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Të tjerët ndeshjen do ta shohin përmes ekraneve televizive. /Gazeta Sheshi/

Shperndaje në: