Këto janë masat e reja lehtësuese nga e Hana në Kosovë

Kryeministri ne detyre, Albin Kurti, ne nji konference per media bashke me ministrin ne detyre te Shendetesise, Arben Vitia, ka prezentue masat e reja lehtesuese per qytetaret e Kosoves.

Kurti ka thane se keto masa hyne ne fuqi tue fillue nga neser (e Hanë) dhe ditëve në vazhdim, raporton Rrokum.TV

“Kane me u hapë kopshtet dhe çerdhet, ka me u ba organizimi i testit te arritshmenise dhe testit te matures, ka me u ba organizimi i provimeve ne universitete dhe orëve praktike, ka me u ba hapja e kufijve, hapen baret, restorantet dhe qendrat tregtare”, ka njoftue Kurti.

“Atëherë ishte koha kur ne kishin nevojë për masa rigoroze tash nga dita e nesërme mund të fillojmë me një hapje e cila nuk është absolute e plotë. Ajo çfarë po bëjmë është se po i hapim kopshtet dhe çerdhet nga 0-5 vjeç në institucionet publike dhe private. Po e bëjmë organizimit për testime arritshmërisë për klasat e nënta, për testin e maturës, pra kthimi i klasave të 12-ta, prej datës 8 qershor i klasave të nëntë dhe klasave të 12 prej 15 qershorit. Testi i maturës më 9 korrik. Me datën 13 mars e patëm marrë vendimin për mbylljen e kufijve të Kosovës, dhe sot është shfuqizuar ky vendim, por të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i bëjnë kontrollet e nevojshme….Nga dita e nesërme qendrat tregtare, baret restorantet hapen”, ka deklarue Kurti.

Edhe ministri Vitia prezentoi masat e reja:

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasave të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”.

Shperndaje në: