Arben Ahmeti asht pronar i ri i Televizionit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV

Gazetari Arben Ahmeti, asht pronari i ri i televizionit Rrokum TV.

Lajmin e ka ba të ditun ish pronari i këtij televizioni, Migjen Kelmendi, përmes nji postimi në profilin e tij në Facebook.

“Me kete foto te çastit, e permbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marreveshjen per kalimin e pronesise dhe pergjegjesise te Televizonit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai.
Arbeni sot ka arrite me ndertue nji profil publik dhe ka deshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashke me koleget e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini.
Pokeshtu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhane tempo e profesionalizem hapsines mediale ne Kosove! I uroj sukses!”, ka shkrue Kelmendi.

Shperndaje në: