Qe kur pritet me u votue Qeveria e re

Qeveria e re do të votohet në fillim të kësaj jave, sapo të publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, simbas të cilit, dekretimi i Avdullah Hotit nga presidenti asht në përputhje me aktin ma të naltë.

Por, LDK ende nuk e ka prezentue marrëveshjen me Listën Serbe, as emnat e anëtarëve të kabinetit qeverisës.

Ndërkaq, detyra kryesore që i përshkruhet kësaj qeverie asht heqja e pengesave në funksion të rinisjes së dialogut me Serbinë dhe arritja e nji marrëveshje përfundimtare.

Simbas paralajmërimeve të Hotit, nji nga vendimet e para ka me qenë shfuqizimi i vendimeve të fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti.

Shperndaje në: