Publikohet vendimi: S’ka klube të natës dhe organizime të ahengjeve e dasmave (dokument)

Të Diellen në nji mbledhje, qeveria në detyrë mori vendim për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.

Kështu që nga sot, hyn Faza e Tretë, e cila parasheh edhe nji rikthim drejt normalitetit, ku janë hapë aktivitete biznisore, përfshi edhe gastronominë dhe kufijtë tokësorë.

Ndërsa, Ministria e Financave, në faqen zyrtare, ka publikue edhe Urdhnesën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike: lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Simbas të njajtit dokument, thuhet se lejohen me operoue:

qendrat tregtare me mjedise të mbyllura
lokalet e gastronomisë, duke përfshirë kafiteritë, baret dhe restorantet

Ndërsa nuk lejohet të punojnë:

klubet e natës
organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe
veprimtari të ngjashme
E, operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.

Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese.

Shperndaje në: