Publikohet video: Festa e Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra (video)

Publikohet nji video në rrjetet sociale ku shihet ish-bokseri amerikan, Mike Tyson, derisa festonte me rapper’in Tupac Shakur, pikërisht natën kur ishte vra ky i fundit.

Rapper’i legjendar amerikan ishte vra natën e 7 Shtatorit të vitit 1996, mbasi ishte largue nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ku Tyson ishte përballë me Bruce Seldon.

Tyson kishte arritë me mposhtë Seldonin që në rundin e parë të ndeshjes për me fitue titullin e kampionit botnor të WBA, dhe mandej kishte festue fitoren me Tupac.

Shperndaje në: