Ish-eskorta, këshilla femnave: Këto janë shejat që tregojnë se partneri juej po ju tradhton (foto)

Nji ish-eskortë e quejtun Samantha X, ka tregue për News.om.au disa nga shejat që tregojnë se partneri juej po ju tradhton. Simbas saj, edhe gjatë bllokimit nga Coronavirusi, apo edhe pse të nxanë me punë përsëri ata munden me tradhëtue, do e gjejnë nji mundësi.

“Burrat mashtrojnë edhe gjatë mbylljes së koronavirusit. Ata do të gjejnë një mënyrë. Nuk ka rëndësi se sa i zënë është apo punon gjithë ditën. Ata mund t’ju tradhëtojnë edhe nëse janë rrugës duke ardhur për në shtëpi, i duhet vetëm 10 minuta, jo më shumë”.

Samantha tha se një surprizë e madhe për ju mund të jetë nëse partneri vjen në shtëpi me flokë të lagur ose me një pamje ndryshe kur doli nga shtëpia. Kjo do të thotë se ata kanë bërë dush, ose diçka ndryshe.

Nje dyshim i madh duhet t’ju lindë nëse partneri juaj vrapon drejt e në dush, kjo ju shton dyshimet pse kanë kaq shumë dëshirë të bëjë dush sa hap derën e shtëpise.

Ajo gjithashtu tha se një ndryshim në sjelljen e tyre apo janë paragjykues mbi fenomenin “mashtrim”, kjo mund të jetë një sinjal jo i këndshëm.

“Kur thonë se e kanë inat mashtrimin, ose bëhen papritur si të shenjtë dhe të ndershëm, kjo është një shenjë se ata po mashtrojnë dhe tradhëtojnë”.

Shperndaje në: