Sa vota janë për Qeverinë Hoti?

Partitë e koalicionit që pritet me formue Qeverinë kanë bashkë 64 deputetë.

Por, pritet që jo të gjitha do të konvertohen në vota pro Qeverisë së Avdullah Hotit.

Kandidati i LDK’s për kryeministër nuk pritet me marrë përkrahjen e të gjithë Grupit Parlamentar të partisë, nisun nga ‘minigrupi’ kundërshtues, Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli.

Megjithatë, Hotin do ta votojë Behgjet Pacolli me deputeten tjetër të AKR’s, edhe pse kjo parti thotë se ka me qëndrue në opozitë.

Shperndaje në: