Thaçi: Kam qenë i sigurt që nuk e shkeli Kushtetutën, Qeveria e re me u formue sa ma shpejt

Presidenti Thaçi thotë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese u dëshmue se po funksionojnë me sukses institucionet e pamvaruna të vendit.

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtë konferencë për media, mbasi ka pranue aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e tij për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Sot kam pranuar aktgjykimin e Gkykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin tim me të cilin propozova z, Hoti për Kryeministër. U dëshmua edhe njëherë se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Është hapur rruga për formimin e Qeverisë. Shpresoj të jetë kapitull i ri për stabilitet”, ka thanë Thaçi

“Kam qenë i kujdesshëm që cdo hap që kam marrë, të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën” .

“Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka lluksin të ketë vakum në qeverisje. Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për Kryeministër të marrë përgjegjësitë”, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: