Coronavirus’i, tronditet Barcelona (foto)

Një lajm tronditës është mësuar ditën e sotme te Barcelona. Pesë lojtarë të ekipit katalanas dhe dy anëtarë të stafit drejtues, rezultuan pozitivë ndaj Coronavorusit, pasi ekipi iu nënshtrua testeve menjëherë në fillimin e pandemisë.

“RAC1” shkruan se për fatin e mirë lojtarët janë asimptomatikë. Të gjithë ata aktualisht janë të shëndetshëm dhe të aftë të kthehen në fushë. Momentalisht nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Informacioni i raportuar nga RAC1 nuk është konfirmuar nga klubi dhe as nuk është paraqitur në ndonjë nga raportet e LaLiga për rastet e koronavirusit.

Sipas pretendimeve, brenda departamentit të stërvitjes së Barcelonës kishte një ndjenjë shqetësimi kur u mor vendimi për t’u rikthyer në stërvitje dhe si lojtarët që kishin testuar pozitiv për Covid-19 mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit.

Shperndaje në: