Kjo ishte dhurata që Trump ia dha Grenell’it pas dorëheqjes (foto)

Diplomati amerikan, Richard Grenell, mbrëmë ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita që kishte në Departamentin e Shtetit Amerikan, duke lënë të kuptohet se tani do të foksuohet vetëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell mori një dhuratë të veçantë nga presidenti Donald Trump. Ai vet njoftoi se Trump ia dhuroi karrigen, në të cilën ishte ulur ai deri në ditën e dorqheqjes.

“Sot zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump më ofroi një dhuratë, karrigen time të kabinetit. Presidenti Trump dëshironte që unë të merrja karrigën time, sepse siç tha ai: ”Ju jeni sekretari i parë homoseksual, dhe kjo ka një peshë të madhe”, tha ai.

Shperndaje në: