Rrezikohet kampionati shqiptar

Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19.

24 orë para rifillimit të kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00 një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv me Coronavirus bën të ditur “Procesi Sportiv”.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës nga ku mendohet se ka ra në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon.

Shperndaje në: