LDK e bind një deputet të dyshimtë që ta jap votën për Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK-së, Ardian Shala, ka vendosur që vota e tij të jetë pro Qeverisë Hoti në seancën e nesërme.

Ai tha se deri te ky vendim erdhi pas konsultave me strukturat e LDK-së në Suharekë ku tha se ka marrë shumicën e votave, prandaj edhe është i bindur në votën pro.

“Duke marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe konsultat me strukturat e Suharekës më bëjnë presion që të veprojë sipas kërkesës së njerëzve qe janë në kryesi të strukturave të Suharekës. Do të jem karshi qëndrimeve të votuesve dhe do ta votojë Qeverinë Hoti”, ka thënë ai.

Shala bashkë me Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin kanë votuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që e inicioi partia e tyre.

Megjithëse është përfolur se Shala do të jetë kundër një qeverie ku në koalicion është edhe LDK-ja, ai asnjëherë nuk ka thënë përfundimisht qëndrimin e tij deri më sot.

“Kam qenë për Qeverinë e Shpresës dhe isha që të mos rrëzohej në kohën e pandemisë. Tash kemi një situatë tjetër, ku nga partia ime është kandidati për kryeministër i përkrahur nga Këshilli i Përgjithshëm”, ishte shprehur Shala./klankosova/

Shperndaje në: