Duda Balje tregon a do ta votojë Qeverinë Hoti

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë.
Ajo tha se beson që kjo qeveri do të jetë më përkrahëse për komunitetin boshnjak, prandaj edhe ka marrë një vendim të tillë si deputete e pavarur,

“Mendoj që Hoti është më transparent dhe ka më shumë vullnet për të bashkëpunuar me ne. Unë kam qenë përfaqësuese në hartimin e programit qeverisës për problemet e boshnakëve dhe kam përfshirë programin tonë”, tha Balje për KlanKosova.

Qeveria Hoti pati llogaritur edhe në gjashtë votat e Grupit Parlamentar 6+, por deputetja Zikrete Aliti ka dhënë dorëheqje dhe ende nuk dihet nëse do ta jep votën e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar Arben Gashi sot gjatë ditës tha se i kanë 64 vota të sigurta për nesër.

Shperndaje në: