“Treshja fantastike” e RTV Dukagjinit i ndajnë rrugët (foto)

Moderatori i njohur i RTV Dukagjini, njëkohësisht edhe drejtori i këtij televizioni, Ermal Panduri, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se dy kolegët e tij, Arben Ahmeti dhe Fidan Rama, nuk do të jenë më pjesë e këtij mediumi.

“Në vitin 2014, atëherë kur mu besua drejtimi i RTV Dukagjini, vendosa që të krijoj një ekip, që do ta dërgonte në një tjetër nivel këtë medium! Vetëm pas pak ditësh, i ftova të më bashkëngjiten në ekip dy shokët e mi, të cilët në atë kohë punonin në një medium tjetër! Fidan Rama po rikthehej në Dukagjin, Arben Ahmeti, përpos shok i imi, nga atëherë do të bëheshim edhe kolegë! Kështu edhe u kompletua 5-shja e bordit të drejtorëve! Dardan Belegu, Edita Doli, Fidan Rama, Arben Ahmeti dhe unë”, ka shkruar ndër të tjerash Panduri.

Kujtojmë se Arben Ahmeti, i cili ishte edhe drejtor i programacionit në RTV Dukagjini, së fundmi ka blerë televizionin ‘Rrokum TV’.

Shperndaje në: