Shkencëtarja e ushtrisë amerikane parashikon datën e vaksinës kundër COVID-19

Wendy Sammons-Jackson, drejtoresha e programit ushtarak për studimin e sëmundjeve infektive ka parashikuar se kur mund të jetë në dispozicion një vaksinë kundër COVID-19.

Një studiues i lartë i vaksinave të ushtrisë amerikane tha se ishte e arsyeshme të pritej që një lloj vaksine ndaj koronavirusit mund të ishte në dispozicion për disa pjesë të popullatës amerikane deri në fund të vitit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Sekretari i mbrojtjes, Mark Esper, u zotua më 15 maj se qeveria amerikane do të bashkëpunonte me sektorin privat për të prodhuar një vaksinë për të trajtuar qytetarët amerikanë dhe partnerët jashtë vendit deri në fund të vitit.

Wendy Sammons-Jackson, drejtoresha e programit ushtarak për studimin e sëmundjeve infektive, tha në Pentagon se ishte “e arsyeshme të pritet që do të ketë ndonjë formë të një vaksine që mund të jetë e disponueshme në njëfarë niveli, për një popullsi të caktuar deri në fund të vitit”.

Shperndaje në: