Kjo është deputetja e re e Nismës e cila zëvendëson Albulena Balaj- Halimajn

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj- Halimaj është propozuar të jetë zëvendëskryeministre në qeverinë Hoti e cila pritet të votohet pas pak çastesh.

Vendin e saj në Kuvend do të zë Arbresha Krasniqi e cila në qeverinë Haradinaj ka qenë zv/ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, raporton IndeksOnline.

Nisma Socialdemokrate në qeverinë e re do të përfaqësohet edhe me dy ministra.

Skender Reçica do të udhëheqë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ndërsa Vesel Krasniqi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Shperndaje në: