Grenell mirëpret votimin e qeverisë Hoti

Pas votimit të qeverisë Hoti, ka reaguar edhe emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Ai ka thënë se e mirëpret qeverinë e re të Kosovës dhe se mezi pret që të rifillojë partneriteti për dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Ndryshe, Grenell kishte pasur disa përplasje me ish-kryeministrin Albin Kurti pikërisht lidhur me dialogun me Serbinë, dhe refuzimin e Kurtit që këtë proces ta trajtojë me prioritet.

Shperndaje në: